Këngëtarja Shkurte Gashi flet si rrallë më parë për të shoqin/ Ja kush është ai: Mbase ishte amanet i babait të tij që u bëmë me fëmijë

Lajme nga Bota


Para disa kohësh në rrjet qarkulloi lajmi se Shkurte Gashi u bë nënë për herë të parë. Lajm ky i cili ishte mbajtur fshehurazi për një kohë të gjatë nga ana e këngëtares ashtu si dhe lidhje me partnerin e saj Albert Limanin.

Mirëpo në një nga intervistat e saj, ajo u shpreh se lidhja me partnerin s’ka pse të jetë publike pasi është diçka personale e saj.


“Unë nuk kam dashur ta bëjë publike lidhjen me Albertin para, sepse nuk kam dashur të merren mediat dhe portalet me mua ose thjeshtë me jetën e Albertit se nëse unë jam artiste dhe fytyrë publike, Alberti ka një profesion tjetër edhe tash nuk duhet ta vuajë ai këtë pjesën time, edhe të merren mediat me të”, ka thënë këngëtarja.

Ajo gjithashtu ka shtuar se ardhja në jetë e djalit të saj ka qenë krejt e paplanifikuar, por është gjëja më e bukur që i ka ndodhur çiftit.

“Shtatzënia ka ardhur prej Zotit, nuk kemi pasur plane për të bërë fëmijë, mirëpo është gjëja më e bukur që na ka ndodhur. Edhe mendoj që është plotësuar një dëshirë e të ndjerit, babait të Albertit, që ai ka dashur të na shohë me një fëmijë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *