Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është nënë e një djali 7-vjeçar, Fernandos me të cilin ka një lidhje shumë speciale. Për këngëtaren duket se nuk ka nevojë për ditë të veçanta, që t’i shprehë p
ublikisht dashurinë pa kushte vogëlushit të saj.
Çiljeta ka ndarë sot në rrjetet sociale një foto shumë të ëmbël të Fernandos dhe i ka dedikuar disa fjalë zemre, ashtu siç vetëm një nënë mund ta bëj.
“Kur Duaja ime lekundi dyert e qiejve
ALLAHU te solli ty ne jeten time si pergjigje te asaj lutje ne sexhde nate Kadri ne gusht 2012.Jam me fat qe te kam biri im i pikturuar me bukuri si jashte po ashtu edhe brenda zemres tende qe i do gjithe njerzit i mbrone me fanatizem ke ke ne zemer si nje burre i madhe protektues aq sa i rritur perpara kohe ne personalitetin tend aq edhe i bute ne shpirte kur te shof si te dhimbset edhe nje milingone e vogel e me thua mos e vrit se gjynah ti japim pak buke.Je gjithcka kam dashur ne jeten time sic te kerkova e perfytyrova. Te dua shumë Fernando im!”, shkruan Çiljeta.
Fernando është djali i vetëm i këngëtares, i cili ka ardhur në jetë në të njëjtën ditë me të. Kujtojmë se Çiljeta jeton në të njëjtën shtëpi me të birin dhe partnerin e saj, Alban Hoxhën, e këtë gjë e ka konfirmuar vetë ky i fundit disa javë më parë.