“Është e rëndësishme ta pranojmë, një gabim duhet cilësuar si i tillë, e mbi të gjitha duhet korrigjuar sa më shpejt.”, u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel.
Merkel kërkon falje dhe pranon se ka gabuar në planifikimin e një “lockdoëni” 5-ditor të vendit gjatë periudhës së Pashkëve. Në një fjalim, pasditen e së mërkurës, kancelarja gjermane rrëzoi propozimin i cili nxiti k ritika dhe konfuzion në vend.
“E di se propozimi ka shkaktuar pasiguri të mëtejshme, më vjen keq, e për këtë u kërkoj falje të gjithë qytetarëve.”, u shpreh ajo.
Pas një takimi maratonë me liderët e 16 landeve të gjermanisë ditën e hënë, Merkel njoftoi zgjatje të izolimit të pjesshëm deri në 18 prill, dhe ashpërsim të masave nga 1 deri në prill, me qëllimin për të frenuar një vale të re të mundshme të pandemisë.