Një video e kancelares Angela Merkel ka bërë xhiron e rrjetit. Gjatë një seance parlamentare, Merkel ka harruar maskën në foltoren e Kuvendit dhe pasi e ka kuptuar ngrihet nga karrigia me nxitim për ta marrë.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë kur Merkel foli para Bundestagut duke bërë autokritikë mbi kohën e reagimit ndaj përhapjes së COVID-19 në Gjermani.
“Ne nuk e bllokuam jetën publike mjaft herët, ndërsa kishte shenja të një vale të dytë dhe paralajmërime nga shkencëtarë të ndryshëm”,- tha Kancelarja në 11 Shkurt.
Pasi mori maskën, kancelarja u rikthye sërish në vendin e saj, por videoja është bërë virale.