Këngtari shumë i njohur për publikun, ka deklaruar se ka tumor të pashërueshëm në tru. Artisti i “The Wanted”, Tom Parker, thotë se ka tumor të paoperueshëm në tru.
Tom Parker, një këngëtar britanik i cili kaloi pesë vjet si pjesë e grupit të njohur The Wanted, ka zbuluar se ai ka një tumor në tru të paoperueshëm, 32-vjeçari u tha fansave se ai ka një tumor glioblastoma të shkallës së katërt dhe është duke u trajtuar.
Parker, i cili njoftoi në fillim të këtij viti se ai dhe gruaja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, shkroi në Instagram: “Ne jemi të gjithë absolutisht të shkatërruar, por ne do ta luftojmë këtë gjatë gjithë rrugës.
“Ne nuk duam që ju të trishtoheni, ne duam vetëm dashuri dhe pozitivitet dhe së bashku do të rrisim vetëdijen për këtë sëmundje të tmerrshme dhe do të kërkojmë të gjitha mundësitë e trajtimit në dispozicion”, shtoi ai.