Ka dalë të kërkojë burrë/ 40-Vjecarja rrëfen në Përputhen historinë prekëse të të bijës: po qante dhe më tha…

Lajme nga Bota

Erlinda Ogreni është 40 vjeçe, e divorcuar dhe me një vajzë 12-vjeçare. Ajo është me origjinë nga Lushnja ndërsa aktualisht jeton në Tiranë, ku ka një biznes privat.

Së fundmi, është bërë pjesë e Për’puthen +40 dhe ditën e sotme ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar me vajzën e saj.

“Vajza është bul lizuar për shkak të peshës. Jemi detyruar të ndërrojmë shkollën, banesën dhe duke folur me mësueset, nuk trajtohen shumë në shkollë këto tema. Ka qenë koha e tërmetit hera e fundit kur nuk isha në Shqipëri dhe vajza më ka telefonuar në 11 të natës duke qarë sepse e bullizonin në klasë.

Në të njëjtën orë, kam telefonuar mësuesen duke i thënë se si duhet të mësojnë nxënësit si të duan njëri-tjetrin në klasë. Vajza ia ka dalë të jetë më e zonja, më me siguri, më me vetëbesim. Vajzën e kam ndihmuar duke e nxjerrë para pasqyrës duke i thënë se “atë që sheh ti, atë do shohin dhe të tjerët”. Unë e shihja që vajza ishte e qeshur në shtëpi dhe nuk e shfaqte, por isha unë që e shtyva dhe arriti të pranonte që e sha nin në shkollë për peshën”, tha Linda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *