Ka 11 fëmijë, por 23-vjeçarja habit: Jam gati të jap kaq para, mbetuni shtatzënë dhe m’i jepni mua

Lajme nga Bota

Një vajzë e re nënë e 11 fëmijëve, thotë se dëshiron të ketë dhjetra fëmijë të tjerë dhe është e gatshme të paguajë për to nga “nënat bartëse”.

23-vjeçarja ruse Christina Ozturk, ka tashmë 11 fëmijë të saj por dëshiron dhjetra të tjerë nga nëna surrogate. Ajo ka vetë lindur vetëm të parin.


Nëna e re thotë se adhuron jetën familjare me bashkëshortin biznesmen Galip Ozturk, 56 vjeç, prandaj është e gatshme të paguajë deri në 1 milionë euro për lindjen e bebeve nga nënat bartëse. “Për momentin, unë kam dhjetë fëmijë si dhe Olivia që ka ardhur e fundit muajin që shkoi,” tha Christina për rrjetin Newsflash.

“Unë kam lindur vajzën time më të madhe Vika gjashtë vjet më parë. Pjesa tjetër e fëmijëve janë gjenetikisht tanët, nga bashkëshorti dhe unë, por janë bartur nga nëna bartëse”.

Çifti milioner kishin thënë më herët në rrjetet sociale se dëshironin të kishin 100 fëmijë, por më pas pranuan ishte vetëm një numër për të treguar se dëshirojnë të shtojnë sa më shumë familjen. “Nuk e di sa do të mund të kemi por sigurisht që nuk do të ndalojmë me kaq,” thotë nëna adhuruese e bebeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *