Jo vetëm me vapën e madhe, meterologia paralajmëron: Ja me çfarë do përballen shqiptarët këto ditë, më shqetëson shumë…

Lajme nga Bota

Sinoptikania Lajda Porja tregoi se dhe sot e nesër do të ketë temperatura të larta, teksa nga e premta pritet një rënie me 5-7 gradë. Por sipas saj, alarmi i kuq është për ndryshimin e parametrit të erës, i cili nesër do të ketë rritje me 10 km/orë.


“Lajmet nuk do të thosha që janë të mira për momentin, duke qenë se ne mbetemi ende në valët e të nxehtit afrikan, të paktën sot edhe nesër. Sot temperaturat janë rreth vlerës 40 gradë. Ka pasur një rënie të lehtë, të papërfillshme nga vlerat 43 gradë e kësaj vale të nxehtë, vala e tretë për këtë verë dhe më e nxehtë për 4-5 vitet e fundit, të paktën në territorin shqiptar, ku termometri është ngjitur në 43 gradë.

I gjithë rajoni ka shënuar vlera të larta, Greqia, Turqia, Kosova, Maqedonia e Veriut. Kemi nesër një rritje të lehtë të temperaturave, kur termometri do shkojë në 41 gradë, e gjithë zona ku është problematike sa i përket zjarreve, pasi ka rritje në zonat jugore dhe jugperëndimore që nga qarku i Elbasanit e poshtë, Fier, Vlora e Gjirokastra pritet të kenë vlera më të larta për ditën e nesërme.

Ajo që vlen të theksohet dhe alarmi i kuq për të gjithë ata që dëgjojnë, do të kemi problematika me parametrin e erës. Sot do jetë 40-45 km/orë, por duke filluar nga mëngjesi i së enjtes, duke qenë se do kemi një tërheqje graduale të masave ajrore afrikane dhe ardhjen e një mase tjetër më të freskët do të kemi dhe menjëherë dhe ndryshimin e parametrit. Nesër do kemi një erë goxha të fortë, që mund të shkojë në 50-55 km/orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *