JEPET ALARMI I KUQ/ NGA NESËR NIS MOTI I KEQ NË KËTË VEND AFËR SHQIPËRISË SHI, ERËRA TË FORTA DHE RESHJE BORE

Lajme nga Bota

Ditën e nesërme, Italia pritet që të përfshihet nga moti i keq, ku në të gjithë vendi priten stuhi shiu, bore dhe erëra të forta.

Departamenti i Mbr ojtjes Civile, bazuar në parashikimet e disponueshme, ka lëshuar një paralajmërim të ri për kushtet e pafavorshme të motit. Alarmi i kuq është dhënë në Friuli Venezia Giulia dhe Bolzanos.


Nga mbrëmja pritet që të nisin reshjet e dendura të shiut, si dhe stuhitë në Toskana, Liguria, Lombardia, Veneto, Provincat Autonome të Trentos dhe Bolzano dhe Friuli Venezia Giulia. Reshjet e shiut do të zëvendësohen nga ato të borës në lartësitë 800-1000 metra. Njoftohet po ashtu se kryesisht priten reshje të shumta shiu, shtrëngata dhe erëra të forta.

Kujtojmë se nga moti i keq do të përfshihet edhe vendi ynë duke nisur nga e hëna. Java pritet të karakterizohet nga reshje të dendura shiu në pjesën jug-perëndimore të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.