Ja kë e puthë Ermali kur mungon Ariana

Lajme nga Bota


Edhe pse nuk është aktiv në muzikë prej më shumë se një viti, Ermali nuk i ka munguar publikut këtë periudhë të pandemisë.


Këngëtari i njohur ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale kohët e fundit dhe përkundër situatës me pandeminë po e shijon luksin në maksimum, shkruan “Kosovarja”.

Djali i artistit të mirënjohur, Sabri Fejzullahut gëzon famë dhe pasuri të mjaftueshme për të plotësuar dëshirat e tij, sepse vazhdimisht e shohim në pushime në vendet më luksoze.

Së fundi ai ka publikuar një fotografi qesharake në profilin e tij në Instagram, ku shihet duke puthur një arush lodër në një prej restoranteve më të mira në kryeqytet.
Duket se ka kë të puthë kur i mungon gruaja e tij, Ariana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *