Infermierja nga Lezha ndahet nga jeta në muajin e shtatë të shtatzënisë

Lajme nga Bota

Aida Perdoda, një infermiere 34-vjeçare nga Lezhe ka humbur jetën në muajin e shtatë të shtatzënisë. Shkak për këtë është bërë arresti kardiak.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, me anë të një statusi në rrjete sociale.

“Të nderuar kolegë,


Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të laborantes nga Lezha Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit.

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *