Iku të kërkonte punë dhe nuk u kthye më/ Vëllai i 19-vjecares të prek zemrën: Se di ku e kam motrën..

Lajme nga Bota

Kanë kaluar thuajse dy javë që nga zhd ukja e Artemis Vasili, 19- vjecares shqiptare e cila jeton në Greqi. Kujtojmë ajo ishte nisur për të shkuar në një intervistë pune, por nuk është kthyer më në shtëpi.


Kërkimet në gjetjen e vajzës po vijojnë intensivisht, teksa familjarët apelojnë që Artemis të kthehet në shtëpi. Gjatë një interviste për televizonin grek Mega, Aris Vassilis vëllai i 19- vjecares u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të flasin nëse dinë ndonjë gjë për motrën .


Aris Vassilis vëllai i 19- vjecares tha:

Për fat të keq, ne nuk kemi ende ndonjë lajm, as ne dhe as Po licia. Nëse ajo është me dikë dhe është mirë, na tregoni. Na merrni në telefon. Ne e duam atë. Ndërkohë sipas familjarëve, vajza kur doli nga shtëpia kishte veshur një palë pantallona të zeza, këpucë në ngjyrë të bardhë dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *