I shkriu zemrën, Xheri publikon fotografinë e parë me mbesën e saj Poem Blu

Lajme nga Bota

Ledri bashkë me partneren Sarën dhe vajzën, Poem Blu kanë ardhur nga Gjermania në Kosovë.

E mbesës së vogël gjyshërit Agron dhe Xheraldina Vula i organizuan një pritje si në përralla.

Ata u kujdesën deri në detajin e fundit për t’i uruar mirëseardhje vogëlushes. Sot gjyshja Xherladina ka ndarë emocionet e saj për takimin me mbesën. Ajo ka publikuar imazhin e parë ku shihet duke mbajtur në duar Poem Blu.

“Dhe ajo arriti, e shkriu zemrën time dhe e bëri të rrahë më një ritëm tjetër”, është përshkrimi që i ka lënë kësaj fotografie të ëmbël.

Pa dyshim se të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet që ka marrë ky postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *