I ka bekuar zoti/ Ata që kanë lindur në tetor do festojnë deri 100 vjetorin të rrethuar me nipër e mbesa shumë

Lajme nga Bota

Në të vërtetë, hulumtuesit e Universitetit të Çikagos i kanë krahasuar të dhënat e njëqindvjeçarëve, të lindur në tetor, në periudhën midis viteve 1880 dhe 1895 me të dhënat e vëllezërve dhe motrave të tyre, si edhe të çifteve të martuar.


Studimi ka treguar që personat e lindur në tetor kanë shanse më të mëdha se ata të lindur në prill, për të përjetuar pleqërinë e thellë.

Gjithashtu, kanë konstatuar që njerëzit e lindur në shtator dhe nëntor gjithashtu jetojnë më gjatë se mesatarja.

Ekzistojnë disa teori të cilat përpiqen të shpjegojnë të dhënat deri te të cilat ka ardhur ky studimi i ri.

Sipas një teorie, bebet e lindura në tetor janë më pak të ekspozuara ndaj sëmundjeve, sepse në tetor nuk ka temperatura ekstremisht të ulëta apo ekstremisht të larta, për dallim nga fëmijët e lindur gjatë verës dhe dimrit.


Mbase lindja gjatë vjeshtës mbron nga sëmundjet sezonale, ndërkaq kjo mund të ndikojë mbase në jetëgjatësi. Megjithatë, hulumtuesit nuk janë krejtësisht të sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *