I ati i saj mban dy gra në shtëpi/ Jepet lajmi i mirë për vajzën e Iljazit nga Peshkopia: Kanë gëzim të madh sot!

Lajme nga Bota


Vajza e madhe e Iljaz Laskajt (me dy gra) Blerina që ëndërronte të bëhej mësuese, por që kushtet e ekonomike nuk e lejonin atë të vazhdonte shkollën e mesme, sot ka nisur këtë cikël të ri të jetës. 13 vjeçarja, vajza e madhe e Iljazit dhe Anifës u regjistrua në shkollën e mesme profesionale të Peshkopis.

Drejtoresha e shkollës dhe psikologia kontaktuan gazetaren Rudina Muça, për t’i mësuar lajmin e mirë.

Stafi pedagogjik i shkollës sot i siguruan Blerinës rrobat e reja me qëllim që të ishte e barabartë me nxënësit e tjerë. TopChannel mëson se librat dhe konvikti së bashku me tre vakte do të jepen falas për Blerinën. Ndër të tjera drejtoria e shkollës ka thënë që vajzës do t’i sigurojmë një bursë me qellim për t’i lehtësuar vajzës dhe familjes sadopak gjendjen ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *