Humbi gruan nga Covid, përlotet Sotir Qiriaqi: “Mbeta si një bimë pa ujë, do jem me ty shpirti im!”

Lajme nga Bota


Maratonomaku i njohur shqiptar, Sotir Qiriaqi, është përlotur teksa ka folur për të shoqen e tij të ndjerë. Loreta humbi jetën dje në moshën 62 vjeçare si pasojë e koronavirusit. Ata ishin shumë të lidhur bashkë dhe Loreta merrte pjesë në çdo garë të Sotirit. “Bashkëshortja ime ka qenë një suport, ajo më ka kuptuar, këtu është gjithë sekreti i jetës që çfarë indikacioni ka burri me gruan për të bërë diçka të bukur”, u shpreh ai.


I pyetur se si ishte dita e parë pa Loretën Qiriaqi shprehet: “Dita e parë pa Loretën ishte si një bimë pa ujë, unë s’kam ujë, por e shoh që shokët më respektojnë dhe më duan shumë. Dita e parë ishte krejt ndryshe pasi imazhi i saj më del në shtëpi, por unë i premtoj se do mbetem dashnor i saj, besniku i saj.” Sotiri tanimë shprehet se garat s’do jenë më njësoj pa të.

“Nuk më dhimbset sepse nuk vjen. Ajo ishte një suport jo vetëm i imi, por i të gjithë sportistëve shqiptar kudo që shkonim. Loreta ka qenë bukuria e gjithë maratonave, me shkathtësinë e saj me entuziazmin e saj.” 75-vjeçari më tej zbuloi se çfarë i kishte thënë bashkëshortes në varreza, ndërsa kishte edhe një mesazh për të gjithë. “Unë në varreza i thash bashkëshortës time me një monolog individual: Lamtumirë Loreta! Dhe meqënëse është përgjithmonë po e them si Bajroni: Lamtumirë përgjithmonë! Unë do jem me ty shpirti im!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *