Hapet vendi i shenjte Qabeja pas 7 muajsh!

Lajme nga Bota

Me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit, nuk ngelën pa u mbyllur edhe vendet fetare. Një vend i mbipopulluar që dikur njerzit shtypeshin dhe vriteshin me njëri-tjetrin, u dorëzua para virusit të tmerrshëm që morri mijëra jetë njerzish. Por pas 7 muajsh, duket se dita sotme është me fat për besimtarët myslimanë, pasi Qabeja u hap sërish. Nga sot lejohet pelegrinazhi i ritualit ‘Umra’ por duke respektuar masat anti-covid. Nga muaji marsi i këtij viti u pezulluan ritualet e lutjes e këndimit rreth Qabesë. Edhe kleri fetar, ka arsyetuar urdhrin për mbyllje nga autoritetet.

Ministria e Brendshme saudite njoftoi se do lejon kryerjen e ritualit ‘Umra’ për qytetarët brenda Mbretërisë nga 4 tetori, dhe një muaj më vonë për pelegrinët nga jashtë saj-shkruan gjiganti saudit ‘Alarabiya’. Në këtë kontekst, Presidenca e Përgjithshme për Çështjet e Qabesë dhe Xhamisë së Profetit Muhamed, zbuloi planin për pritjen e pelegrinëve. Sipas planit, hapin e parë, 6 mijë pelegrinë në ditë do të mund të kryejnë ritualin e Umras.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *