Gold Ag në pritje të bëhet baba për herë të parë, tregon se si do ta rris fëmijën e tij

Lajme nga Bota


Gold AG do të bëhet së shpejti baba për herë të parë: Fëmijën do ta rris siç thotë feja.

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Në një intervistë për emisionin Prive, reperi emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, rrëfeu se lajmi për shtatzëninë e gruas e gëzoi atë jashtë mase.


Përkundër faktit që e dinte gjininë e fëmijës, Gold AG preferoi ta mbajë atë për vete, për të qëndruar larg syrit të keq.

“Së pari kam pasur të di a është fëmija shëndosh, kur e kam parë që është shëndosh kam pasur qejf ta di gjininë, por nuk kam pasur qejf të bëj diçka të madhe, të them ‘qëlloi kështu apo qëlloi ashtu’, por nuk desha ta bëj publike, kisha pasur qejf ta mbaj për vete, për arsye që çdo kush që më do e di që gëzohet, por nuk gëzohet çdo kush që më njeh”, ka rrëfyer reperi.

Gold AG gjithashtu ka theksuar se si një mysliman i devotshëm, fëmijën do ta rrisë me parimet e fesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *