Arian Agushi ka qenë një nga artistat e estradës të llastuar dhe mjaft problematik e që pas një kohe ndryshoi mjaft shumë.
Gold AG – nofka e tij, filloi t’i përmbajë 5 shtyllat e Islamit, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtari u kritikua mjaft shumë për ndryshimin e tij duke u kthyer në musliman dhe përmbushur detyrat e tij.
Së fundi, ai ka postuar një fotografi krahë djalit të tij, Guerilit dhe nënës së tij të moshuar ku në mbishkrimin e imazhit ka shkruar një porosi të Muhamedi A.S.
“Kush nuk është i mëshirshëm me të vegjlit tanë dhe kush nuk respekton të drejtat e pleqve tanë, nuk është prej nesh. Muhamedi A.S”, ka qenë shkrimi i tij e që është komentuar me mjaft pozitivitet nga ndjeksat e tij.