Godet Mjekja shqiptare në Itali: Ja çfarë duhet të dini për Virusin e ri…

Lajme nga Bota


Mjekja shqiptare në Itali, Rubena Maçi u shpreh se mutacioni i ri i virusit nuk ndikon tek efektiviteti i vaksinës.

Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Maçi theksoi se zhvillimi i mutacionit të ri është normale dhe se besohet se një tjetër mund të jetë shfaqur në Afrikën e Jugut.

Sipas saj, pacientët që mund të preken nga mutacioni i ri mund të tregojnë ndonjë simptomë që mund të jetë shfaqur më pak më parë.

“Dimë që përsa i përket proteinës së famshme në bazë të së cilës është bërë dhe vaksina, përfshin rreth 30 mijë baza nukleotide dhe mutacioni është vetëm një në këto nukleotide. Sapo lexova që dhe në Afrikën e Jugut ka një mutacion tjetër.


Kjo është diçka normale që të ketë një mutacion të virusit dhe nuk prek aspak efikasitetin e vaksinës. Përsa i përket karakteristikave të shpërndarjes së virusit thjesht kam bërë re që shpërndarja e tij nga ana e infektueshmërisë është pak më e lartë.

Por mendohet se dhe vala e dytë e këtij infeksioni të jetë e bazuar në mutacione të reja sidomos që filloi në Europën e Jugut. Virusi që nisi fillimisht në Kinë ishte pak i ndryshëm nga virusi që u zhvillua në Itali kur u zhvillua. Nga ana klinike them që në krahasim me Marsit dhe Prillin, periudha e Shtator deri tani simptomat tipike të pacientëve ishin pak të ndryshme.

Nëse në valën e parë nuk kishim pikun e temperaturave 39 apo 40 gradë, në valën e dytë kishte pacientë që gati për dhjetë ditë rradhazi kishin temperaturë të lartë deri në 41 gradë dhe përgjigja ndaj antibiotikëve nuk ishte imediate.

Ndoshta dhe mutacioni i ri mund të sjellë që nga ana klinike mund të zhvillojë ndonjë simptomë që është pak më e shfaqur në krahasim me të tjerat.”, tha mjekja. /abcnews.al<

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *