GJYKATA E URDHËRON BANOREN TË RRIJË 50 METRA LARG OBJEKTIT TË “IT’S MY HOME”

Lajme nga Bota


Dy ditë më parë banorja e “It’s my home” Teuta Llumnica u arrestua nën dyshimet për sherr ndaj pjesëmarrësve të tjerë të kësaj shtëpie, por, gjatë transportit e njëjta ka kundershtuar edhe një zyrtar policor, ka njoftuar policia.


Ndaj saj, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, por, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, konfirmoi për Gazetën Express se në seancën dëgjimore është kërkuar që të njëjtës t’i caktohet masa për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Gashi konfirmon se Gjykata Themelore në Prishtinë “ia ka caktuar të dyshuarës masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në afërsi prej 50 metrave në hapësirat publike, në kohëzgjatje prej një muaji”.


“Në rast të mosrespektimit të kësaj mase, të pandehurës T.Ll do t’i zëvendësohet kjo masë, me masën e paraburgimit konform nenit 177 paragrafi 5 të KPPRK-së”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.