Gjermania vendos rregulla të reja për qytetarët që duan të vijnë për pushime në…

Lajme nga Bota

Ambasada gjermane në Prishtinë ka njoftuar edhe njëherë mërgimtarët të cilët planifikojnë të vijnë për pushime në Kosovë, se pas kthimit në vendin ku punojnë duhet të vet-izolohen.


Me anë të një komunikate për media, ambasada thotë se është i detyrueshëm izolimi 10-ditor në udhëtim kthyer për në Gjermani nga Kosova.


Ky izolim, ambasada thotë se nuk mund të zëvendësohet izolimi me test negativ PCR.

Gjithashtu, testi është i domosdoshëm pasi që mund t’iu ndalohet hyrja nëse të njëjtin nuk e keni.

Njoftimi i plotë nga ambasada:

+++ Informata aktuale të rëndësishme të udhëtimit në mes Kosovës dhe Gjermanisë: Paralajmërimi për udhëtim në Kosovë është ende i vlefshëm *** Gjatë hyrjes në Gjermani vlejnë rregullat e izolimit dhe RISI: Regjistrimi elektronik i hyrjes *** Testi negativ PCR i nevojshëm për hyrje në Kosovë +++

***Paralajmërim i udhëtimit për në Kosovë për shkak të COVID-19 është ende i vlefshëm***

Nëse këtë dimër keni planifikuar një udhëtim për në Kosovë, ju lutemi që patjetër të merrni në konsideratë se: Ministria e Jashtme Federale edhe më tej paralajmëron për të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë pushimet, pushimet në vendlindje, vizitat familjare etj.) për në Kosovë. Kosova nga institucionet kompetente gjermane edhe më tej kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë për përhapje të pandemisë Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *