Gjermania ndryshon rregullat për shqiptarët/ Ja kushtet që duhet të plotësoni, para se të udhëtoni

Lajme nga Bota


Gjermania ka ndryshuar kushtet e hyrjes në kufij, për të gjithë udhëtarët shqiptarë, si pasojë e pandemisë.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, ambasada gjermane në Tiranë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të njihen me kushtet e reja, duke filluar nga testi për koronavirusin, te dëshmia e vaksinimit ose dëshmia e shërimit nga virusi.


“Ju lutemi vini re kushtet e reja të hyrjes në Gjermani për shmangien e përhapjes së mëtejshme të koronavirus: Të gjithë udhëtarët ✈️🚗🚆️🛳️ për të hyrë në Gjermani tani kanë nevojë për një test për koronavirus, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi të shërimit nga Covid19”, shkruan ambasada gjermane.

Ja çfarë duhet të dinë udhëtarët:

1. Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë

Duke nisur nga dita e diel, 1 gusht 2021, Qeveria Federale ka ndryshuar kushtet e hyrjes në Gjermani për të gjithë udhëtarët.

Për hyrjen në vend, pavarësisht mjetit të udhëtimit, duhet të paraqitet një test negativ, një dëshmi e shërimit apo e vaksinimit (vaksinim i plotë me një nga vaksinat e përmendura në https://ëëë.pei.de/impfstoffe/covid-19 ).

2. Rregullat e karantinimit dhe testet e Covid-19
Përhapja e COVID-19 do të sjellë kufizime të mëtejshme në transportin ndërkombëtar ajror dhe tokësor si dhe të ndikojë në jetën publike. Rreziku i pamundësisë për të ndërmarrë –udhëtimin tuaj të hyrjes, kalimit tranzit apo atë të kthimit për shkak të kufizimeve në rritje është i lartë për shumë destinacione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *