Genta zbulon datën kur do të martohet me turkun

Lajme nga Bota


Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka dhënë një intervistë për “Revista Who” me gazetarin Eraldo Rexho. Ajo ka rrëfyer të pathënat e lidhjes së saj me biznesmenin turk, Hysen Usta. Dyshja janë takuar një vit më parë, gjatë një darke me miq të përbashkët në Kosovë.

Lidhja e tyre ecën me hapa shumë serioze dhe Genta ka treguar se bisedojnë shpesh për pjesën e martesës. Ajo tha se po pret propozimin e Ustas dhe ndoshta vitin tjetër kemi dasmë. ‘E bisedojmë shpesh pjesën e martesës. Do kisha deshirë të realizohej në datën 25 shtator, ditëlindjen e tij, pasi në atë date nisi gjithçka. Megjithatë unë ende po pres propozimin e Ustës, ndoshta vitin e ardhshëm kemi dasmë”, u shpreh Genta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *