Genta Ismajli paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me një artist të famshëm turk.Artistja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, momentalisht është duke shijuar suksesin e projektit të ri muzikor të titulluar “Ça me bo”.
Megjithatë, mediet turke raportojnë se ajo ka nisur punën për këngën e re dhe se tani po vjen në bashkëpunim me një artist turk.
Ajo ndërkohë nuk e ka zbuluar emrin e artistit, duke lënë surprizë për fansat dhe admiruesit e muzikës së saj.
“Do jetë një befasi dhe për momentin nuk do t’ia zbuloj emrin e këngëtarit, por kënga do jetë në gjuhën turke”, ka thënë ajo.Genta ndërkaq shton se kjo besohet që do u pëlqej të gjithëve, duke marrë parasysh që është një këngëtar shumë i famshëm në Turqi.
Krijuesja e hitit “Zjarr” për më shumë se një vit jeton mes Kosovës dhe Turqisë, për shkak të lidhjes me biznesmenin Huseyin Usta.