Fotot/ Jeni kurioz të dini si është burri i Merkelit, gruas më të fortë në botë

Lajme nga Bota


Ai është i martuar me gruan më të fuq ishme të Gjermanisë. Por profesori i kimisë, Joachim Sauer nuk e do dritën e prozhektorëve mediatikë. Shumë vetë as nuk e dinë në Gjermani, se ç’pamje ka ai.

E tërhequr dhe jo gjithmonë e lexueshme, kështu mund ta përshkruaje Angela Merkelin. E duket se kjo cilësi shkon me atë të bashkëshortit të saj, Joachim Sauer, i cili po ashtu nuk e kërkon skenën mediatike.

Daljet e tij publike në krah të Merkelit, veç vizitave të përbashkëta në opera, si në Bajrojt, janë të rralla. Ai nuk shprehet asnjëherë në lidhje me politikën.

Tek Joachim Sauer nuk e gjen prezencën mediatike të tipit “First Lady” si në SHBA. Por edhe në krahasim me partneret e kancelarëve të mëparshëm, si Doris-Schröder-Kopf, gruaja e Gerhard Schröder apo Hannelore Kohl, gruaja e Helmut Kohl, bashkëshorti i Merkelit del më pak në media. Bisedat me gazetarët ai i refuzon kategorikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *