Fifi i falenderohet Zotit për Flori Mumajesin: “Të kam pikë të dobët”

Lajme nga Bota


Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Fifi e ka shprehur shumë herë admirimin dhe respektin që ka për Flori Mumajesin.


Fifi si një nga artistet me stil të veçantë dhe karakter interesant, ka arritur që për pak kohë të fitojë zemrat e publikut shqiptar, dhe jo vetëm, shkruan “Kosovarja”.

Ajo disa herë është shprehur, se për ta arritur suksesin është ballafaquar me vështirësi dhe paragjykime të shumta, por si duket shoqëria e saj në Shqipëri dhe përkushtimi për t’u bërë ajo që është sot ia vlejtën.

Në rrugën e suksesit të saj si duket, këngëtarja e ka pasur një krah të fuqishëm e një artist të madh e shumë të respektuar, fjala është për Flori Mumajesin.

Sot përmes një postimi në profilin e saj në Instagram ajo ka vendosur që t’i dedikojë fjalët më të bukura dhe një falenderim shumë të madh për këtë njeri.

“S’ka asgje ma me vlere per mu se momentet me notat e shpirtit tend 🎶 . Do mundohem shume qe te mos i stonoj se vallah e kane rendesine te madhe . Duhej ta beja kohe me pare , e di .. po falenderimi qe kam ndaj teje s’eshte thjesht material , eshte shpirteror dhe nuk thuhet me pak fjale .

Faleminderit 🙏🏼🤍
Faleminderit qe me kupton dhe atehere kur se kuptoj veten .
Faleminderit qe besove e me mbeshtete qe kur une isha thjeshte nje goce nga kosova .
Faleminderit qe me dhe energji e suport kur ne fakt u desh te te jepja.
Faleminderit Zotit qe t’kom 🤲🏼 Faleminderit qe ju kom @klajdiharuni & @iambrunooooo !

@iamflorimumajesi t’kom pike t’dobt ❤️ #blessedandgrateful PERJETESISHT 🤍 ahhh ta qes 🧄🤞🏼 ti paraprije renies se msyshit 😂” ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *