Rita Ora i ka kushtuar një dedikim të madh nënës së saj të bukur, Vera Ora, pak ditë më parë në ditëlindjen e saj , përmes disa fotografive mbresëlënëse nga e kaluara.
Interpretuesja e hitit “I Will Never Never You Down”, tha se nëna e saj Vera ishte ‘e papërshkrueshme’ në një mesazh nxitës që pa këngëtaren të postonte një sërë fotografish të mrekullueshme të mamasë së saj kur ishte e re.
Fotografia e parë pasqyron rrezen e Verës nga gëzimi, ndërsa ajo pozon me flokët e saj natyralë të zi në vitet e saj të rinisë, shkruan The Mirror.
Një tjetër çast i mrekullueshëm shfaq nënën krenare të tre fëmijëve duke qeshur ndërsa një tufë pëllumbash hanë ushqim nga duart e saj gjatë një shëtitje në park.
Rita gjithashtu ndau me ndjekësit në Instagram një pamje të ëmbël të prindërve të saj të dashur, të realizuar pak kohë pasi ata u zhvendosën në Londër nga Kosova, ku ata ikën për të shpëtuar nga lufta.
Në diçiturën e saj tërheqëse, Rita vlerësoi pamjen e mrekullueshme të mamasë së saj, duke e shoqëruar imazhin me disa emoji zemre.
“Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë atë. Ajo është e papërshkrueshme”, shkroi Rita.
“Por dreq, ajo ka një zemër të mrekullueshme, për të mos përmendur që ajo është e mrekullueshme në të gjitha gjërat! Dhe ajo është nëna ime. Urime ditëlindjen, faleminderit që ishe shoqja ime më e mirë dhe që më bëre të buzëqeshja në momente që mendova se nuk mundem përsëri. Sot është dita jote”, shkroi këngëtarja shqiptare me famë botërore.