Ermali tregon se përse Sabriu nuk dëshironte që ai të bëhej këngëtar

Lajme nga Bota


Këngëtari falënderoi publikisht të ëmën, e cila e ka përkrahur gjithmonë në rrugëtimin e tij.


“Për mua ka qenë shumë e vështirë. Të gjithë mendojnë se ka qenë shumë e lehtë, por kur e ke një njeri shumë të madh, një legjendë në shtëpi, është shumë e vështirë të dalësh prej hijes së tij dhe të krijosh identitetin tënd.

Disa më thonë ‘Hajde se ti të lehtë e ke pasur se ke qenë djali i Sabriut’, por Sabriu nuk ka ardhur kurrë të këndojë në koncertet e mia.

Ama unë falënderoj më shumë nënën time se ajo më ka përkrahur, se të kisha dëgjuar babin nuk do isha bërë këngëtar kurrë dhe do kisha punuar në ndonjë zyrë, do isha bërë djalë i mirë”,- tha Ermali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *