Erdhi në jetë më 28 nëntor/ Djali i këngëtarit nga Kosova merr pasaportën shqiptare: Ta gëzosh biri im!

Lajme nga Bota


Gjithmonë, Gold Ag ka treguar me krenari se sa shumë e do atdheun dhe prej disa vitesh gëzon nënshtetësinë shqiptare.


Djali i Gold Ag bëri një muaj dhe kjo është fotoja më e bukur babë e bir – ArkivaNews
Prej disa ditësh Gold Ag bashkë me familjen e tij po qëndrojnë në Shqipëri dhe me sa duket paskan pasur një arsye të veçantë të ardhjes së tyre në Tiranë.

Nëpërmjet një njoftimi në Instagram, ai tregoi që djali i tij është pajisur me pasaportë shqiptare, si djalë i një prindi që tashmë vet e gëzon këtë nënshtetësi.
“Jam g jaku i ri i kombit ma t’vjetër. E gëzofsh shtetësinë shqiptare djali jem“- shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.