Edhe në Itali po ndodh ajo që ndodhi në Gjermani, ja çfarë kanë shkaktuar reshjet e mëdha të shiut

Lajme nga Bota


Stuhia e breshrit që g o di ti disa pjesë të Italisë, shkaktoi radhë të gjata trafiku dhe dëmt imin e disa makinave.

Kokrra breshëri me përmasat e një grushti i shkatërruan automjeteve xhamat e përparmë. In cidenti i pazakontë gati sa nuk solli përplasje masive të makinave në njërën prej autostradave kryesore të vendit, ndërsa shkaktoi kaos e panik mes qytetarëve.


Pamjet e makinave të ndaluara me dëmtime serioze që bllokonin rrugët, u bënë virale në mediat sociale. Stuhia go diti më shumë në pjesën veriore të një rruge që lidh Milanon me Napolin e për shkak të saj, seksioni ndërmjet Parmës dhe Fiorenzuolës u mbyll përkohësisht. Sipas the Guardian disa persona u lënduan kryesisht nga copat e xhamit, por nuk ka raporte për dë mtime serioze. Personat ne zonat më të goditura u paralajmëruan sakaq që deri sa të mbaronte stuhia, të mos dilnin nga shtëpitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.