Edhe Italia përfshihet nga vapa e madhe/ Temperaturat do të rriten shumë, shkojnë në mbi 45 gradë

Lajme nga Bota


Edhe Italia përfshihet nga vapa e madhe/ Temperaturat do të rriten shumë, shkojnë në mbi 45 gradë

Nga nesër mbrëma dhe për të gjithë fundjavën në Itali pritet një valë e re e nxehtësisë, me vapë rekord.

Sipas parashikimeve, temperatura mund të arrijë 47 gradë në rajonin më të madh të Napolit dhe 46 në Sicili dhe Pulia.

Sipas shtypit, këto kushte meteorologjike mund të jenë vërtet “historike”, me një valë nxehtësie më të fortë se në 2003.

Dhe në Italinë qendrore, në rajone të tilla si Umbria, Toskana dhe rajoni më i gjerë i Romës, nxehtësia do të ndjehet më shumë por pa arritur nivelin e jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *