Një lajm i trishtë është raportuar në media, pasi një doktor anesteziolog ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi.
Viktima është doktori Sylejman Dulla. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i dyti anesteziolog që vdes brenda javës nga Covid-19 në Kosovë. Postimi i Avdylit: Lajm i trishtuar për ne .Humbje e madhe për familjen, miqtë e shëndetësinë , ikja në amshim e kolegut tonë , njeriut të mirë Dr Sylejman Dullës, Anesteziolog në QKUK.
Brenda javës Kosova humbi 2 anesteziolog eminent Dr Afrim Tashollin e tash Dr Sylejman Dulla , të cilët ishin në vijë të parë të ballafaqimit me Covid19 , e që fatkeqësisht e humben betejen duke sakrifikuar edhe veten në luftë me këtë armik të padukshëm.