E Trishtë, Ndahet Nga Jeta Infermierja 34-Vjeçare Nga Lezha, Ishte Në Muajin E Shtatë Të Shtatzënisë….

Lajme nga Bota


Lajm i trishtë. Aida Perdoda, infermierja 34-vjeçare nga qyteti i Lezhës është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare, në muajin e shtatë të shtatzënisë. Lajmin e ka bërë me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Urdhri thekson se edhe se pse ishte në pritje të ëmbël ajo vazhdonte të punonte me përkushtim pranë spitalit të Laçit.


“Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të laborantes nga Lezha Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit.

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim. m.v/abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *