E thotë Kryeministri, Dasmat nuk i kemi lejuar, Ja çfarë do ndodhë në Vazhdim

Lajme nga Bota


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi se Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve.
Sipas tij, me datën 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj COVID-19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla.


Hoti thotë se të gjitha masat lehtësuese që janë ndërmarrë deri më tani, janë duke u monitoruar nga afër dhe po vlerësohen vazhdimisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Komisioni brenda Ministrisë së Shëndetësisë.“Kërkohet nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe t’i respektojnë masat. Në të kundërtën, në rast të përkeqësimit të situatës, prioritet mbetet jeta e qytetarit dhe do të fillojmë me aplikim të masave të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit”, shkroi Hoti në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *