E shpallën të vd ekur, vjen reagimi i ashpër i Vjollca Haxhiut

Lajme nga Bota

Lajmet e rrejshme e shpallin Vjollca Haxhiun ‘të vd ekur’, flet këngëtarja: Kjo është vetëm paturpësi.

Gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm i rrejshëm për vdekjen e këngëtares së mirënjohur, Vollca Haxhiu.

Artistja, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, ka reaguar në një postim duke bërë me dije se ky është plotësisht i rremë.


Ajo ka publikuar lajmin në InstaStory dhe thekson se është paturpësi dhe një shqetësim natyrisht për rrethin e familjen e saj.

“Kjo është vetëm paturpësi, shqetësim nga të pashpirtët”, ka shkruar ajo sipër postimit.

Vjollca nuk është e vetmja artiste e estradës shqiptare që është shpallur e vdekur, pasi një gjë e tillë më herët ka ndodhur edhe me këngëtarët Sabri Fejzullahu e Nysret Muqiçi.

Lidhur me këto reagimet kanë qenë të ashpëra, por që deri më tani nuk është marrë ndonjë masë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *