E Rëndësishme ! Nëse keni Kompjutera të Vjetër mos i hudhni… Ja çfarë…

Lajme nga Bota


Nëse keni kompjuterë, iPad apo laptop të vjetër të cilët nuk i përdorni, mos i hudhni.

Borçe Stamenov nga Kavadari i riparon të njëjtat, i adapton për aplikacionin “Microsoft teams” dhe ua jep fëmijëve. Qëllimi është që nxënësit që nuk kanë mjete për të ndjek mësimin online, t’u jepen kompjuterët e riparuar dhe të kyçen në procesin arsimor.

“Kontrollohet a është në rregull. Nëse nuk është, i vendosi edhe shtesa. Nëse nuk ka 2 apo 3 giga ram, ia shtoj. U vendos edhe hard disqe që të jenë më të shpejtë, kjo ndodh kur janë më të vjetër.

Për shembull këtë që e kam e ka Windows 7, kështu që ky është i gatshshëm për të instaluar aplikacionin “Microsoft teams” dhe ajo është falas dhe shumë lehtë mund të zbritet prej interneti”, tha Borçe Stamenov.


Këtë që po e bën tash e ka edhe punë. Por këtë po e bën falas me qëllim që t’u ndihmojë fëmijëve që nuk kanë mjete për të ndjek mësimin online.

Kompjuterët ia gjejnë miqtë, qoftë ata të afërm apo edhe që i ka njoftuar nga interneti. Ata ua sjellin nga qytetet tjera, i riparon dhe pastaj ua dërgon nxënësve që kanë nevojë.

“Këtë kompjuter që e riparoj për momentin, është sjellur nga Dimçe nga Ohri. Ai më ndihmon mjaft në misionin, aksionin tim. Me të kam pasur bashkëpunim dhe vetëm në rajonin e Ohrit kemi ndarë diku 30 kompjuterë. Ai i gjen njerëzit që nuk kanë për të blerë kompjuter të ri”, theksoi Borçe Stamenov.

Thotë se me kwtw aktivitet po merret qw kur nisi që të zbatohet mësimi online në vendin tonë. Fillimisht kishte riparuar dhe donuar laptopët që i kishte pasur në magazinë.

Dhe kur kishte shpërndarë idenë në rrjete sociale, kishin filluar t’i dërgojnë mjete kompjuterike edhe të tjerët. Deri tash ka riparuar dhe donuar gjithsej 400 kompjuterë dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

“E shoh se ka njerëz që duan të dënojnë, dhe derisa ka donatorë unë do të riparoj”, potencoi Borçe Stamenov.

Në vendin tonë nevoja për donimin e kompjuterëve është e madhe, pasi sipas statistikave zyrtare, mbi 40 mijë fëmijë nuk kanë mjete për të ndjekë mësimin online.


Autoritetet kanë premtuar në disa raste se do të gjejnë mënyrë për të subvencionuar këto fëmijë, por për momentin asnjë masë konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *