E pahijshme: Flia, buka, kafeja e çaji hidhen nga ballkoni i banesës në veturat e qytetarëve (PAMJE)

Lajme nga Bota


Të jetuarit në një komunitet ka disa rregulla të caktuara të cilat duhet me doemos të respektohen.

Një ndër kryesoret është edhe mbajtja e pastërtisë së hapësirave publike.

Por ndryshe po ndodh në një nga lagjet e kryeqytetit.

Një qytetar i Prishtinës është ankuar në një nga grupet e qytetarisë aktive në Facebook, se i janë hedhur mbetjet e ushqimeve mbi veturën e tij.

Sipër veturës shihen ushqime si fli e feta buke dhe kafe e derdhur nga lart.

Bekim Hasani thotë se kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo dhe nuk di se çfarë të bëjë që kjo të ndalet.

“Edhe kete mengjes kojshia e kish shtru mi kerr! Nuk mund ta imagjinoj nivelin e edukates qe dikush mund ta kete per me bo nje gjest te tille. Nuk eshte hera e pare edhe hic spo di a ka ndonje menyre me e parandalu”, ka shkruar ai në Network Prishtina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *