Rita Ora festoi 2 ditë më parë 30-vjetorin e lindjes dhe mes urimeve të shumta, ai më speciali ishte i nënës së saj, Verës. Ajo ndau një foto të vjetër të Ritës dhe përmes saj tregoi gjithë historinë e jetës së tyre.
Vera rrëfeu se kur lëvizën drejt Mbretërisë së Bashkuar nuk kishin asgjë, përveç njëri-tjetrit si familje. Më pas ajo u shpreh se sot Rita është kthyer në një shembull perfekt për të gjitha vajzat se ëndrrat mund të bëhen realitet me shumë punë.
Ndërkohë edhe vetë Rita është bërë nostalgjike ditën e sotme dhe ka ndarë disa foto shumë të ëmbla nga faza të ndryshme të fëmijërisë. Në njërën prej fotove shihet se ajo sapo është ngritur në këmbë, ndërsa në disa të tjera shfaqet pranë motrës së saj më të madhe, Elena. Rita ka ndarë një mesazh me shumë rëndësi me ndjekësit me rastin e publikimit të këtyre fotove.