E fundit/ Rritet sërish numri i rasteve të reja me Covid në vend, mbi 100 në 24 orë

Lajme nga Bota


Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3601 testime dhe janë konfirmuar 132 raste të reja me Koronavirus. Siç duket, numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm në krahasim me ditët e lëna pas.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 42 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz, 6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnje, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.


Aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 29 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,343 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *