E dhimbshme, tre anëtarë të familjes humbin jetën derisa po ktheheshin nga Kosova në Zvicër

Lajme nga Bota


Edhe një tra.gjedi ka ndodhur sot në Gjermani.

Ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë. Aks.identi ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës


Në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ka ndodhur sot një aks.ident i rëndë trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni. Aksidenti ka ndodhur në mëngjes, pak para orës 9, shkruajnë mediat gjermane.


Për pasojë, kanë humbur jetën tre persona, anëtare të një familjeje, që gjendeshin në automobilin audi.

albinfo merr vesh nga burimet e saj, familjarë të vi.ktimave, se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë.

Ak.sidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.

Sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *