E dhimbshme: Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar
Aktori dhe regjisori i njohur korçar Dhimitër Orgocka është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, si pasojë e një hemorragjie cerebrale
Ka ndërruar jetë regjisori i njohur korçar, Dhimitër Orgocka.
Regjisori ka qenë i shtruar në spital pas një hemorragjie cerebrale.
Dhimitër Orgocka ka qenë i shtruar prej dy ditësh në spital.
Si regjisor Orgocka kishte vënë në skenë 104 premiera në teatrot të Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit dhe mbante titullin “Mjeshtër i madh”.
Si aktor ai ka 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.