Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi ka njoftuar se dy vëllezër kosovarë kanë ndërruar jetë në një diferencë prej tri ditësh nga njëri-tjetri.Adnan Bucaliu ka vdekur vetëm tri ditë pasi që i vdiq edhe vëllai Agroni.
Deputeti i PDK-së i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin e ka përshkruar atë si shok e njeri me zemër të madhe.
Ndërkohë familjarët në rrjetet sociale kanë shkruar dy vëllezërit kanë vdekur nga Covid-19.Njoftimi i plotë:Lajm i rëndë Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vd iq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vd iq edhe vëllai, Agroni. Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.
Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht. Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët. Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit.