Dy fëmijë nga Prishtina i gjejnë 100 euro në rrugë, i çojnë në stacionin e policisë

Lajme nga Bota


Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar se dy fëmijët e tij të cilët janë nxënës të shkollës “Naim Frashëri”, i kanë gjetur 100 euro, të cilat bashkë me prindin i kanë dërguar në polici.


Genc Pruthi ka njoftuar se dy fëmijët e tij i kanë gjetur paratë në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në kryeqytet.
“Sot fëmijët Adni Pruthi dhe Diell Pruthi duke u kthyer nga shkolla -SHFMU “Naim Frashëri “- Prishtinë ne rrugën Ali Pashë Tepelena perballë pasticeris Agusholli kanë gjetur 2 banknota nga 50€, total vlera 100€.

Paratë i kemi dorëzuar ne stacionin e Policisë -Qendër. Personit te cilit i kanë humbur paratë mund te paraqitet në stacionin Policor-Qendër”, ka shkrur ai në grupin “Netëork Prishtina” në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *