Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka folur për veprimtarinë e saj dhe bashkëshortit. Ajo ka thënë se burri saj është biznesmen dhe aktualisht ka një biznes në Maqedoninë e Veriut. “Burri është biznesmen dhe e kemi familjarisht një restorant në Shkup të Maqedonisë së Veriut, atje e kemi edhe vajzën”, ka thënë Balje në RTV Dukagjini. Kujtojmë se së fundmi me vendim të gjykatës, Duda Balje ka siguruar mandatin e ri të deputetes në Kuvendin e Kosovës
