Do vendoset sërish karantina në Shqipëri? Flet Rama dhe jep përgjigjen

Lajme nga Bota

Kryeministri Edi Rama ndryshon qëndrim për sa i përket mundësisë së rikthimit të një karantine të dytë në vend, për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Më herët, Rama ka deklaruar në mënyrë të përsëritur dhe të pr erë se nuk do të ketë rimbyllje të vendit. Këtë të Shtunë, në një deklaratë për mediat nga Kryeministria, ai zbuti qëndrimin, teksa u shpreh se “duhet të parandalojmë karantinën e dytë”, duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit të izolimit.


“Ishte e parashikueshme që me ardhjen e vjeshtës numrat do rriteshin e teksa në disa vende po rikthen masat dhe po rikthehet kërcënimi i një karantine të përgjithshme, ne duhet me çdo kusht të parandalojmë një karantinë të përgjithshme të dytë. Një karantinë e përgjithshme e dytë do ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë e shumë familjeve dhe shtetin”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *