Adelina Ismaili është një nga këngëtaret më të suksesshme e cila ka arritur të ketë famë të madhe jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e tjera shqiptare si në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Ajo u bë pjesë e skenës muzikore qysh kur ishte fëmijë, duke shfaqur talentin dhje energjinë e saj në cdo festival që ka marr pjesë, shkruan “Kosovarja”.
Edhe pse vitet po kalojnë, ajo e gëzon dashurinë dhe respektin e njëjtë të fansave duke e admiruar për çdo paraqitje.
E sot, ajo ka një arsye më shumë që të ndihet e lumtur për shkak së ka ditëlindjen, duke mbushur plotë 41 vite jetë.
Ishte Zanfina ajo e cila ndau një imazh duke i bërë një dedikim të bukur ku të dyja u shfaqen të lumtura. Shumë urime! /Kosovarja/