Ditën e sotme moti do të jetë i keq, në këto zona do të ketë më shumë reshje shiu

Lajme nga Bota

Dita e sotme do të nis me mot të vranët, por përgjatë ditës nuk do të mungojnë intervalet e kthjellimit kryesisht në zonën e qendrës dhe atë të jugut.

Zona e veriperëndimit do të ketë mot me vranësira të dendura përgjatë gjithë ditës shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Usht arak.


Duhet theksuar se për shkak të depërtimit të masave ajrore, parashikohet një rritje e ndjeshme e temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës

Gjithashtu, parashikohet erë intensive e cila parashikohet të ketë shpejtësi mesatare 2-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore era fiton shpejtësi që arrin vlera deri në 15-20m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *