Komuna e Vitisë ka shpallur ditë zie, pas v r asjes së shumëfishtë që ka ndodhur në familjen Zuka. Në njoftimin e bërë nga komuna thuhet se nuk do ketë festime në sheshin e qytetit.
Më konkretisht thuhet se:
Ngjarja tr ag jike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka pr ekur thellë institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe v ar rimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie.
Komuna e Vitisë po ashtu ka marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndizen fishekzjarre si vitet e kaluara.
Mësohet se çifti Zuka, ka pasur prej kohësh ko nfli kte martesore dhe se mes tyre diskutohej mundësia e di vorc it.