Dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë është vajza ime!

Lajme nga Bota

Reperi nga Ferizaj, Feronit Shabani dhe modelja e njohur Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në muajin Prill.


Lajmi për shtatzëninë e Arbenitës erdhi befasi, pothuajse menjëherë pasi dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, shkruan “Kosovarja”.

Vajzën e tyre e quajtën Nina, e sigurisht ashtu si pritej nuk mungojnë fotografitë e shumta në rrjete sociale nga çifti, që duket se janë jashtëzakonisht të lumtur.

“Një nga dhuratat më të mëdha që kam marrë është vajza ime 💞” ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë së fundit, ku shihet duke mbajtur në krahë të voglën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.